Ju ndodhi në Kosovë, Haliloviq: Kjo dhemb

Futboll

Ju ndodhi në Kosovë, Haliloviq: Kjo dhemb

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2023 Në ora: 21:46
Haliloviq

Dinamo e Zagrebit gjunjëzohet në Prishtinë me rezultat 2:0 nga Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, në kuadër të xhiros së dytë të Conference League në futboll.

Pas takimit lojtari i Dinamos Tibor Haliloviq, ka thënë: "Është e vështirë të thuash diçka.

Është e papritur dhe dhemb, nuk reaguam në kohë.

Duhet të fokusohemi te Istra, me të cilën luajmë pas tre ditësh. Kampionati është më i rëndësishmi.

Do të analizojmë gjatë pushimit sepse Shumë gjëra duhet të ishin më mirë.

Ne e dinim se do të ishin agresivë, asgjë për t'u habitur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat