Serbët të errësuar nga suksesi i kampionit të Kosovës

Futboll

Serbët të errësuar nga suksesi i kampionit të Kosovës

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 22:03
Pamje nga ndeshja

Humbja që Dinamo Zagreb pësoi në “Fadil Vokrri”, ku triumfues doli i Ballkani i trajnerit Ilir Daja, ka lënë një shije të hidhur edhe te mediat kroata, që janë hedhur në sulm ndaj  skuadrës së drejtuar nga Sergej Jakiroviçit.

Kjo humbje po dhemb shumë në Kroaci,  madje  po e konsiderojnë si humbjen më të turpshme europiane të Dinamo Zagrebit.

“Skuadra e Sergej Jakiroviçit ka zhvilluar një nga ndeshjet më të këqija evropiane në histori të Dinamos”, shkruhej ndër tjera në artikullin e “Index. hr”.

Suksesi i Ballkanit ka errësuar mediat serbe, të cilat kanë shpërthyer ndaj Dinamos së Zagrebit.

“Kolaps i Dinamos në Prishtinë”, shkruan portali “B92” në Serbi . Ndërsa “blic. rs” shkruan:: "Shok në Kosovë, Dinamo Zagreb bie në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat