FFK kërkon reagim të menjëhershëm nga UEFA për tifozët serb “Delije”

Futboll

FFK kërkon reagim të menjëhershëm nga UEFA për tifozët serb “Delije”

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate në faqen zyrtare ka reaguar për sjelljen nacionaliste e fashiste të tifo-grupit serb “Delije”, gjatë ndeshjes mes Crvena zvezdas dhe Young Boys.

Gjatë ndeshjes mbrëmë në Ligën e Kampionëve mes Crvena zvezdas dhe Young Boys, tifo-grupi serb “Delije” shfaqën mesazhe fashiste si “vrisni shqiptarët, që ata mos të ekzistojnë” dhe “Kosova është Serbi”, si dhe brohorisnin emrat e terroristëve serb të vrarë që incidentit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League.

Çdo sjellje e tillë nacionaliste e fashiste është joetike, jo e shëndetshme dhe shkel rregullat e UEFA-s.”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

FFK ka kërkuar nga UEFA reagim të menjëhershëm të Komitetit Disiplinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat