Disfata ndaj Ballkanit mund të rezultojë fatale për fatin e trajnerit të Dinamo Zagreb, ai mund të shkarkohet sot

Futboll

Disfata ndaj Ballkanit mund të rezultojë fatale për fatin e trajnerit të Dinamo Zagreb, ai mund të shkarkohet sot

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 08:32
Sergej Jakirovic

Ballkani regjistroi mbrëmë një fitore të jashtëzakonshme, duke e mposhtur kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagreb.

Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

E kjo humbje mund të jetë fatale për trajnerin e Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic.

Ai tha se nesër do të mirret vendimi.

“As që e di nëse ishte ndeshja e fundit për mua, duhet të fle, pastaj të marr një vendim për të. Mendoj se jam edhe unë përgjegjës dhe mendoj se jap maksimumin, të gjithë veten time për këtë klub”, tha ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat