Egnatia fiton lehtësisht në Rrogozhinë

Futboll

Egnatia fiton lehtësisht në Rrogozhinë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 16:25
Egnatia

Egnatia fiton lehtësisht në Rrogozhinë dhe zhyt në krizë të thellë Dinamon!

Egnatia ka mposhtur Dinamon në sfidën e parë të javës së tetë të “Abissnet Superiores”.

Dueli u zhbllokua në minutën e 26 nga Paulauskas me një supergol, ndërsa në të 31’ Zejnullai dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 72’ Dinamo ngeli me 10 lojtarë në fushë pasi Krasniqi u largua me karton të kuq. Sfida u vulos në të 88’ me Ahmetajn i cili shënoi edhe të tretin duke i dhënë 3 pikët Egnatias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat