Pankarta nga grekët Kosova është Shqipëri, merret vendim i çuditshëm

Futboll

Pankarta nga grekët Kosova është Shqipëri, merret vendim i çuditshëm

Nga: K. Goca Më: 6 tetor 2023 Në ora: 16:52
Pankarta Kosova është Shqipëri

Pankarta nga grekët Kosova është Shqipëri, shkakton rrëmujë të AEK-u..

Klubi grek ka reaguar me nervozizëm madje siç raportohet ka përjashtuar tifozë përgjithmonë nga stadiumi.

AEK i dëbon tifozët nga stadiumi përgjithmonë!, raporton mediumi boshnjak “Sport Avaz”.

“Ne në AEK nuk do të qëndrojmë në vend.

Tashmë kemi nisur veprimet kundër trazirave”, - njoftoi AEK

Tifozët grek mbrëmë të këtij klubi kanë ngritur pankartën “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen me Ajax-in (1:1) në kuadër të Europa League.

“AEK shpreh neveri dhe dënon pa mëdyshje daljen e banderolës qoftë edhe për pak sekonda.

Kjo është një përmbajtje jashtëzakonisht nacionaliste që nuk ka vend në stadiumin tonë.

Ajo banderolë nuk ka absolutisht asnjë lidhje me origjinën tonë historike, as nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me klubin tonë dhe as ne nuk e mbështesim atë.

Ne nuk duam që një foto të jetë pasqyrë e të gjithë fansave tanë, të cilët gjithashtu nuk e miratojnë atë që u shfaq në tribuna. Prandaj protestuesit do të përjashtohen përgjithmonë nga stadiumi”, - njofton AEK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat