Rikuperimi i Amir Rrahmanit, Garcia: Nuk rrezikoj dot!

Futboll

Rikuperimi i Amir Rrahmanit, Garcia: Nuk rrezikoj dot!

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 19:35
Rrahmani e Garcia

Napoli kërkon të lërë pas krahëve humbjen 2-3 kundër Realit të Madridit në Champions League. Të dielën zbarkon Fiorentina në “Diego Maradona”, sfidë e javës së tetë në Serie A.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Rudi Garcia u ndal te gjendja e Amir Rrahmanit, i cili pësoi një tërheqje muskulore në takimin e 20 shtatorit kundër Bragës, që Napoli e fitoi 1-2.

Kapiteni i Kosovës dhe lideri i mbrojtjes së Napolit, po rikuperohet, por trajneri francez nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e tij në takimin ndaj skuadrës nga Firence.

“Amiri ka zhvilluar sot një pjesë të seancës stërvitore bashkë me grupin, por do të vendosim nesër rreth aktivizimit të tij. Pothuajse është rikuperuar, por ne nuk do të rrezikojmë.

Gjithsesi, nëse do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë nuk e do e lëmë jashtë. Edhe pse ende nuk i ka 90 minuta në këmbët e tij.

Nuk duam të nxitohemi, nuk jemi në emergjencë duke marrë parasysh dyshen Ostigard-Natan. E rëndësishme është që Rrahmani të mos grumbullohet me Kombëtaren.

Sepse mund të dëmtohet sërish dhe atëherë do të ishte një problem i madh për ne”, u shpreh Rudi Garcia.

Dhe ashtu ka ndodhur, pasi trajneri Primoz Gliha nuk e ka grumbulluar qendërmbrojtësin nga Prishtina për dy takimet e Kosovës ndaj Andorrës dhe Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat