​Nënshkruhet kontrata për realizimin e stadiumit në Bërnicë

Futboll

​Nënshkruhet kontrata për realizimin e stadiumit në Bërnicë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka dhënë një lajm të mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës.

Ai ka shkruar në Facebook se po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit.

“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik.

Për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat