Selektori i Shqipërisë: 48 orët e fundit kanë qenë të vështira! Tani nuk shqetësohem

Futboll

Selektori i Shqipërisë: 48 orët e fundit kanë qenë të vështira! Tani nuk shqetësohem

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 11:15
Silvinjo

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, SIlvinjo, është shfaqur sot në konferencën e zakonshme për mediat para fillimit të grumbullimit të kuqezinjve për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Bullgarisë.

E para është një ndeshje e rëndësishme për kualifikueset e EURO 2024, ndërsa e dyta një miqësore ku ai do të shohë në veprim disa lojtarë që kanë pasur më pak mundësi aktivizimi deri tani.

Sigurisht, vëmendja ka qenë më shumë te ndeshja ndaj Çekisë, pasi ajo mund të përcaktojë fatin e kuqezinjve në rrugën drejt EURO 2024.

“Kërkoj ndjesë se ka shumë gjëra të 48 orëve të fundit që kanë qenë të vështira. Ismajli kishte një dëmtim të lehtë e humbi një ndeshje, po e ndiqnim. Dëmtimi ishte me Interin me 24 shtator, ka bërë vetëm një pjesë loje dhe pastaj ishim në errësirë, flasim me doktorët, klubin e lojtarin. Nuk jemi atje çdo ditë, duhet të respektojmë edhe klubin.

Fola me doktorin Stesina, presim klubin dhe lojtarin që të vijë te ne dhe vlerësojmë, ai është një titullar, një lojtar i rëndësishëm, nëse nuk është në rregull, do e shohim apo jo. Por kemi të tjerë, ndaj bëjmë ftesë për 25 lojtarë. Unë mendoj për një ndeshje dhe mendoj se kemi 23 lojtarë, por nuk ka qenë e thjeshtë zgjidhja për 23. Është ai e të tjerë me probleme.

Por jam absolutisht i bindur që do të kemi lojtarë të fortë të gatshëm për të zbritur në fushë.

Praktikisht ne kemi një grumbullim të ngjashëm me të fundit, ishim 25 lojtarë. Doli Roshi dhe hyri Broja ndaj lista është shumë e ekuilibruar. Fakti që luajnë me ekipet është shumë e  bukur për ne edhe pse ka të tjerë që luajnë e nuk janë, ne i ndjekim çdo javë kur shënojnë, japin asist apo luajnë.

Lojtarët dhe ne mbërrijnë të karikuar dhe tani mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Republikës Çeke.

Nuk më shqetëson asgjë rreth të ardhmes e Europianit, jemi këtu me mendjen te Çekia.

E dimë që janë të fortë, nuk janë mundur ende, kanë pësuar 2 gola, ne jemi me mendjen e duhur për 90 minutat.

Jam i lutmur që lojtarët luajnë dhe shënojnë, janë të rëndësishëm.

Para Polonisë thashë që kanë ekip të fortë, por edhe ne kemi të fortë, të mirë dhe me cilësi e teknikë dhe kjo është e bukura”, tha ndër të tjera Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat