Xavi merr sulmues të ri

Futboll

Xavi merr sulmues të ri

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 11:26
Lewandowski

Xavi merr sulmues të ri për të zëvëndësuar Robert Levandovskin!

Xavi Hernandez do të kthehet sërish në radhët e të rinjve të Barcelonës për të plotësuar skuadrën e tij, për ndeshjen kundër Granadas këtë fundjavë. “Blaugranët” kanë në dispozicion vetëm tre sulmues pas lëndimeve të Rafinjas dhe Robert Levandovskit.

Kësisoj, Xavi do të duhet të kërkojë alternativa pasi sulmuesit që ka në dispozicion; Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Zhoao Feliks, nuk vlerësohen që mund të luajnë në qendër.

Sipas “Jijantes”, i riu Pau Viktor ka shumë gjasa që t’i bashkohet “Blaugranëve”. 21-vjeçari është i huazuar nga Girona te Barça Atletic. Ai ka shfaqur formë të lartë në gjashtë ndeshje, duke shënuar katër gola dhe regjistruar një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat