Neuer vendos, kthehet më 21 tetor

Futboll

Neuer vendos, kthehet më 21 tetor

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 19:44
Neuer

Ndeshja e nesërme e Bajernit kundër Fraiburgut mund të jetë e fundit që kampionët e Gjermanisë luajnë ka portierin Manuel Neuer.

Kapiteni veteran është fare pranë rikthimit dhe ka vendosur si objektiv daljen në fushë në ndeshjen kundër Maincit, më 21 tetor. Neuer theu këmbën teksa bënte ski dhjetorin e kaluar, në pauzën dimërore pas botërit të Katarit dhe humbi pjesën e mbetur të sezonit të kaluar si dhe fillimin  sezonit aktual.

Tani dëmtimi ka mbetur pas dhe prej disa javësh ai stërvitet me skuadrën.

Trajneri Tomas Tuchel deklaroi javën e kaluar se Neuer do ta vendoste vetë se kur do të kthehej dhe duket se vendimi tashmë është marrë.

Ndërpreja e kampionatit për shkak të kombëtareve i jep edhe disa ditë më tepër kohë portierit për të rigjetur formën dhe ai do të jetë gati të dalë në fushë më 21 tetor, kur Bayern do të vizitojë Mainzin. Tri ditë më pas, Bayern luan në Stamboll kundër Gallatasarajit në Champions League.

Pas shitjes së Jan Somer, deri tani porta e Bayernit është ruajtur nga zëvendësuesi i përjetshëm, Sven Ulreich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat