Youssef En Nesyri në minutën e 90+6 shmang humbjen e Sevillës nga Rayo Vallecano e shqiptarit 

Futboll

Youssef En Nesyri në minutën e 90+6 shmang humbjen e Sevillës nga Rayo Vallecano e shqiptarit 

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Rayo Vallecano ka marrë pikë nga Sevilla vendase.

Sevilla zhgënjye shikuesit e vet duke luajtur baras (2:2) nga Rayo Vallecano.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Balliu, ka treguar lojë shumë të mirë për skuadrën nga Madridi, duke befasuar Sevillën.

Për Rayo Vallecano realizuan Valentin (21') e Garcia (26') dhe për Sevillën shënuan Sow (50') e En Nesyri (90+6’).

Në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan në Sevilla, të pranishëm ishin 35.817 shikues.

Në minutën e 90+6, Youssef En Nesyri me kokë ka barazuar rezultatin dhe shmang humbjen e Sevillës.

Rayo Vallecano renditet në vend të shtatë me 13 pikë e Sevilla në të 13-tin me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat