Ancelotti: Kemi bërë mirë

Futboll

Ancelotti: Kemi bërë mirë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:11
Ancelotti

Trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti pas fitores ndaj Osasuna-s, theksoi se deri më tani skuadra e tij i është përgjigjur mirë.

Duke folur në konferencën për mediet pas këtij takimi, tekniku italian theksoi se e vetmja “njollë” është derbi që humbën ndaj Atletico Madrid.

“Deri më tani kemi bërë mirë. Pavarësisht problemeve të shumta që kemi pasur, deri më tani skuadra është përgjigjur mirë nga të gjitha pikëpamjet. E vetmja njollë është derbi që nuk shkoi mirë, por në përgjithësi po ecim shumë mirë.

Pas humbjes ndaj Atletico u përmirësuam shumë nga pikëpamja mbrojtëse.

Kritikat janë pritur mirë, ndaj faleminderit”-tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat