Barella është kërkuar me ngulm nga Neëcastle

Futboll

Barella është kërkuar me ngulm nga Neëcastle

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:45
Nicolo Barella

Nicolo Barella është kërkuar me ngulm nga Newcastle më pak se tre muaj më parë, me bardhezinjtë që ishin në kërkim të një mesfushori për të përforcuar ekipin.

Në fund, anglezët kanë zgjedhur Tonali-n, pasi Inter-i kishte refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh plus bonuse.

Problemi për zikaltrit është se përveç merkatos europiane, tani duhen bërë llogaritë edhe me atë arabe, gjithmonë edhe më e interesuar për yjet e Serisë A.

Sipas mediave italiane, Saudi Pro League do të kthehet në sulm për të marrë ndonjë xhevahir tjetër të futbollit italian. Barella është gjithmonë në krye të listës së dëshirave të klubeve arabe, të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit një kontratë prej 30 milionë eurosh në sezon.

Nëse kjo ofertë do të shoqërohej edhe me një çek me tre shifra për kartonin, atëherë operacioni mund të realizohet sa hap e mbyll sytë. Barella në Arabinë Saudite mund të rregullojë bilancin e Inter-it për 2024-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat