Sancho pritet të huazohet te “bardhezinjtë” në janar

Futboll

Sancho pritet të huazohet te “bardhezinjtë” në janar

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:01
Sancho

Juventus dhe Manchester United po komunikojnë për transferimin e Jadon Sancho në skuadrën torineze që në janar.

Sipas raportimeve të medieve italiane, sulmuesi anglez është ndarë me “Djajtë e Kuq”, të cilët duan ta heqin qafe sa më shpejt edhe nëse do të duhet të largohet në formë huazimi.

Palët janë duke negociuar për një huazim me të drejt blerjeje në verë për një shifër që shkon në total 70 milionë euro.

Një operacion ky që duket i realizueshëm vetëm në rast se United do të paguajë një pjesë të pagës prej 20 milionësh që Sancho merr në Manchester.

Megjithatë vetë lojtari do të preferonte destinacionin e Juventusit sesa një rikthim në Bundesliga te Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat