Struga Trim Lum shumë e fortë për Sileksin

Futboll

Struga Trim Lum shumë e fortë për Sileksin

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 15:53
Struga Trim Lum

Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, është treguar shumë e fortë për Sileksin e Kratovës, duke e mundur me rezultat 2:0.

Ndeshja u zhvillua në Strugë në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit maqedonas.

Struga ka treguar lojë më të mirë dhe me plotë meritë ka marrë tre pikë, duke iu falënderuar golave të Marjan Radeskit në minutën e 18-të dhe në atë të 69-tën.

Struga ngritet në vend të tretë me 18 pikë dhe ka dy më. shumë se Sileksi që gjendet një pozitë më poshtë dhe ka pesë më pak se lideri Shkëndija.

Struga ka edhe një takim më pak të zhvilluar me Vardarin e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat