Dy golat e Grecës rikthejnë Elbasanin te suksesi

Futboll

Dy golat e Grecës rikthejnë Elbasanin te suksesi

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Pas disfatës me Korabin, Elbasani rikthehet te suksesi në Kategorinë e Parë teksa verdheblutë mposhtën me shifrat 2-0, Burrelin.

Skuadrës së drejtuar nga trajneri Nevil Dede i mjaftuan dy golat e Bedri Grecës për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Ish-lojtari i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 16-të ndërsa shënoi sërish në fraksionin e dytë në minutën e 58-të.

Elbasani e menaxhoi më së miri avantazhin deri në fundin e takimit dhe pas kësaj ndeshje ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vend të dytë, tre më pak se Bylisi kryesues.

Nga ana tjetër, Burreli mbetet me katër pikë në vend të dhjetë.

“Emocionet e futbollit nuk t’i dhuron asgjë tjetër. Kombëtarja duhet t’i bëjë mirë këto 3 ndeshje, meritojmë të shkojmë në Euro 2024”

Në ndeshjen tjetër të Kategorisë së Parë, Kastrioti mposhti minimalisht me rezultatin 1-0, Korabin. Krutanëve i mjaftoi një gol i Joan Çelës në minutën e 54-të teksa pas kësaj fitoreje, Kastrioti ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vend të gjashtë, ndërsa Korabi është me tetë pikë në vend të tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat