Brighton i merr pikë Liverpoolit

Futboll

Brighton i merr pikë Liverpoolit

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 17:01
Pamje nga ndeshja

Brighton la barazuar me rezultat 2:2 me Liverpoolin. 

Ndeshje me kthesa në rezultat në stadiumin "Amex" në Brighton, 1:0, 1:2 dhe 2:2.

Vendasit avancuan në minutën e 20-të me golin e Adingras por Liverpooli shpejt këndellet dhe kalon në epërsi falë golave të lojtarit Salah (40' e 45+1' - nga penalltia).

Dunk në minutën e 78-të shënon dhe e shmang humbjen e vendasve, 2:2.

Pas javës së tetë në Premier League, Liverpooli është në vend të tretë me 17 pikë dhe ka një më shumë se Brighton që gjendet tre pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat