Arsenali njofton me humbje kampionin e Anglisë

Futboll

Arsenali njofton me humbje kampionin e Anglisë

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 19:22
Pamje nga ndeshja

Arsenali e ka njoftuar me humbje Manchester Cityn në kuadër të javës së 8-të të Premier League.

Arsenali ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Cityt.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit, vendasit arritën fitoren në minutat e fundit.

Futbollisti Gabriel Martinelli në minutën e 87-të ka shënuar për fitoren e “Topçinjve”.

Tottenham kryeson me 20 pikë, pasojnë Arsenali 20, Manchester City 18, Liverpooli 17, Aston Villa 16 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat