Kosova e Dusseldorfit e pafat, pëson humbjen e parë

Futboll

Kosova e Dusseldorfit e pafat, pëson humbjen e parë

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 20:05
Pamje nga një ndeshje

DjK Gnadental e ka njoftuar me humbjen e parë Kosovën e Dusseldorfit, në takimin e javës së nëntë të Bezirksliga.

Djelmoshat kuqezi nuk e patën ditën e vet, duke pësuar humbje në udhëtim me rezultat 2:1 nga DjK Gnadental.

Një ditë e pafat për Kosovën megjithatë kjo humbje veç duhet t’i motivojë edhe më shumë për sfidat e radhës.

“3 piket e para të humbura këtë sezon kundër një kundërshtari mjaft të fortë.

Një ndeshje për t’u harruar dhe vazhdojmë kampionatin.

Faleminderit për përkrahjen e juaj gjate gjithë kohës.

Shihemi ndeshjen e radhës kundër VdS Nievenheim këtë të diele në shtëpi”, njofton FC Kosova Dusseldorfi.

SG Benrath-Hassels kryeson me 25 pikë, pasojnë TSC Eller 04 me 24, Kosova 22, DJK Gnadental 19, Spaerta Bilik 18 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat