​Zhegrova në dyshim për ndeshjen ndaj Andorrës

Futboll

​Zhegrova në dyshim për ndeshjen ndaj Andorrës

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 12:33
​Zhegrova në dyshim për ndeshjen ndaj Andorrës

Edon Zhegrova është në dyshim serioz për ndeshjen që Kosova do të zhvillojë në udhëtim kundër Andorrës më 12 tetor në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala në konferencë për media.

Shala ka theksuar se lojtari ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit me skuadrën e Lille dhe është duke kryer ekzaminimet mjekësore para se të merret një vendim final.

Ndërkohë listës së Kosovës do t’i shtohet anësori Mërgim Vojvoda, ka bërë të ditur Shala.

Sa i përket ndeshjes ndaj Andorrës, trajneri Primozh Gliha ka thënë se Andorra është ekip shumë i vështirë për të luajtur kundër tyre sepse luajnë me stil shumë të ngjeshur në mbrojtje, por pret që futbollistët e Kosovës të tregojnë kualitetet e tyre, sidomos ata që janë ftuar nga Superliga e Kosovës.

Sa i përket ndeshjes së 15 tetorit ndaj Izraelit, menaxheri Shala ka thënë se janë duke pritur vendimin e Uefa-s, por që gjasat më të mëdha janë që ajo të mos zhvillohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat