Roma dhe Chelsea caktojnë vlerën e kartonit të Lukaku, belgu mund të transferohet përfundimisht në kryeqytet

Futboll

Roma dhe Chelsea caktojnë vlerën e kartonit të Lukaku, belgu mund të transferohet përfundimisht në kryeqytet

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 08:09
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku dhe Chelsea kanë bërë një marrëveshje dhe sulmuesi belg mund të shitet me kushte më të arritshme që në verën e ardhshme.

Pas një merkatoje të gjatë verore, që solli Lukakun në kryeqytetin italian pas interesimit nga Interi, Juve dhe shumë klube të tjera, “blutë” në fakt kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin për t’u transferuar në verë, me çmimin e vendosur prej 37 milionë paund sipas Fabrizio Romano.

Në fakt shifra përkon deri më tani me performancën e belgut, ku Romelu ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje deri më tani në total me fanellën “giallorossi”.

Ato 37 milionë paund mund të jenë joshëse për Romën, ndërsa fjalën e fundit do ta ketë Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat