Interi kërkon sulmues në janar, në listë edhe Armando Broja

Futboll

Interi kërkon sulmues në janar, në listë edhe Armando Broja

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:41
Armando Broja

Interi ka një nga skuadrat më të mira në Itali, por sërish ka vend për përmirësime, veçanërisht nw sulm. Alexis Sanchez,dhe Marko Arnautovic nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës, madje austriaku për momentin është i dëmtuar. Ndaj, në janar drejtuesit do të tentojnë të forcojnë organikën.

I pari në listë është Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos për të cilin u fol shumë edhe në verë.

Megjithatë, përveç iranianit, në listën zikaltër është edhe emri i Armando Brojës. Inter e ndjek sulmuesin e Shqipërisë prej kur ai aktivizohej në Holandë me Vitessen.

Broja tashmë është rikthyer, madje duke fituar edhe fanellën e titullarit në Londër me Chelsea-n.

Te Inter do e ndjekin me kujdes progresin e tij deri në janar dhe nuk përjashtohet një interesim konkret i italianëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat