Liverpool dhe Real duel për të siguruar shërbimet e mbrojtësit portugez

Futboll

Liverpool dhe Real duel për të siguruar shërbimet e mbrojtësit portugez

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 18:01
Goncalo Ignacio

Mediat spanjolle konfiromjnë se ekipet e Real Madrid dhe Liverpool janë vënë në një garë të fortë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar portugez Goncalo Ignacio.

Dy ekipet këmbëngulën edhe këtë verë për ta “rrëmbyer” lojtarin, por ai qëndroi te Sporting Lisbon, ekip me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027.

Lojtari ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh për ta lënë të lirë.

Goncalo Ignacio është një lojtar i rëndësishëm i skuadrës portugeze, vendimtar me paraqitjet e tij. Madje këtë vi tai është grumbulluar dhe ka debutuar edhe me kombëtaren e Portugalisë (3 ndeshje, 2 gola).

Edhe në kampionat paraqitjet e tij kanë qenë bindëse, duke ndihmuar ekipin të fitojë 7 nga 8 ndeshjet e luajtura deri më tani. Sporting Liston udhëheq kampionatin portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat