Kërcënime nga 12 federata – UEFA anulon vendimin

Futboll

Kërcënime nga 12 federata – UEFA anulon vendimin

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:18
Logo e UEFA-s

UEFA ka anuluar vendimin që i lejonte Rusisë që të rikthehej në garat ndërkombëtare, më saktësisht më grupmoshat U-17.

Shtëpia e futbollit evropian në pajim më FIFA-n kishin nxjerrë një vendim që t’i lejonin grupmoshat e reja të Rusisë që të merrnin pjesë nëpër kampionate ndërkombëtare.

Mirëpo, Ukraina, Anglia, Polonia, Rumania, Lituania, Letonia, Estonia, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda dhe Danimarka, kërcënuan më tërheqje nëse një gjë e tillë ndodhë, raporton AP.

Nga ky presion i lartë, UEFA vendosi që të anulojë vendimi për t’i rikthyer grupmoshat U-17 të Rusisë.

Andaj, do të vazhdojë të jetë në fuqi bllokimi për të gjitha ekipet ruse që të luajnë në nivel ndërkombëtar përderisa vazhdon sulmi ndaj Ukrainës.

Përkundër se Rusia ka bërë disa ankesa, UEFA dhe FIFA kanë presion që të mos lejojnë rikthimin e tyre në asnjë garë ndërkombëtare..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat