Daci: Ndaj Ukrainës për fitore, Maqedonia mund të bëj befasi

Futboll

Daci: Ndaj Ukrainës për fitore, Maqedonia mund të bëj befasi

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:43
Erdon Daci

Erdon Daci është njëri nga futbollistët që rikthehet te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut pas një kohe të gjatë rikuperimi nga lëndimi që kishte.

Sulmuesi nga Shkupi mori ftesë shtesë nga seleksionuesi Bllagoja Milevski për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Armenisë, pasi fillimisht në listën e publikuar, nuk ishte i përfshirë. Daci flet për lëndimin dhe rikthimin e tij te ekipi përfaqësues.

“Kam pasur probleme të futbollit që i ndodhin secilit, por besoj që i kam lënë pas gjithë këto lëndime dhe tani jam gati. Jam këtu me meritat e mia, pasi kam pasur lëndimin një kohë të gjatë dhe më duhej kohë për tu rikthyer”

Daci shpreson për fitoren ndaj Ukrainës dhe thotë se Maqedonia mund të bëj edhe një befasi tjetër në këtë grup eliminator për Europianin 2024.

“Pres fitore në të dyja ndeshjet. Normalisht takimi ndaj Ukrainës është më i rëndësishëm, pasi është për kualifikuese.

Shpresoj ti kem minutat e mia, do të jetë privilegj për mua.

Si gjithmonë do të shkojmë për fitore edhe kundër Ukrainës. Futbolli ka plot befasi dhe nuk është hera e parë që Maqedonia ka befasuar apo mundet të befasojë. Ka kualitet të lartë, ka edhe lojtarë cilësor pse jo mos të befasoj edhe në këtë grup”

Me Erdon Daci në taborin e Maqedonisë për këto dy ndeshje janë grumbulluar tetë shqiptar. Përfaqësuesja e vendit këto ditë do të përgatitet në Shkup, ndërsa të enjten udhëton drejt Pragës, aty ku me 14 tetor do të luaj ndeshjen ndaj Ukrainës të vlefshme për eliminatoret e Europianit, ndërsa tre ditë më vonë në Strumicë do të përballet me Armeninë në një duel kontrollues..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat