Soucek: Në Tiranë kemi ardhur për fitore, por Shqipëria ka shumë kualitet

Futboll

Soucek: Në Tiranë kemi ardhur për fitore, por Shqipëria ka shumë kualitet

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:03
Soucek

Tomas Soucek, kapiteni i Çekisë foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Shqipërisë, ndërsa theksoi se në Tiranë kanë ardhur për fitore.

Më the mesfushori shtoi se i njohin cilësitë e Shqipërisë, ndaj janë të përgatitur.

Prezenca e zëvEndëstrajnerit të Shqipërisë, Zabaleta te West Ham në ndeshjen e fundit? 

Zabaleta-n e njoh prej kohësh, ai më ka mirëpritur te west Ham, ndërsa me të kemi biseduar edhe për këto ndeshje.

Gjashtë ndeshje dhe 4 gola, si ndjeheni? Jam i lumtur për formën time, ndjehem shumë mirë dhe shpresoj që edhe ndaj Shqipërisë të kem këtë formë.

Goditjet standarde, mendoni se është një opsion më shumë për të mundur Shqipërinë? Çdo moment duhet vlerësuar, por ne do të fokusohemi te loja jonë, sepse nuk mund të mendosh të fitosh një ndeshje vetëm me goditje standarDE. Nëse ndodh atëherë do të na ndihmonte më shu,ë.

Për çfarë rezultati keni ardhur? 

Sinqerisht e them, në Tiranë kemi ardhur për të fituar. Në Pragë ne luajtëm për tre pikët, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduam ne, me Shqipërinë që gjeti golin e barazimit.

Me çfarë ju surprizojë Shqipëria në ndeshjen e parë dhe a e keni studiuar kundërshtarin që në kohët e fundit ka shënuar shumë nga distanca? Shqipëria e tregoi kualitetin edhe në fushën tonë.

Kanë një skuAdër shumë të mirë, kanë lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndëSIshme të Europës, por kjo na motivon më shumë.

Sa u përket golave nga distanca, mendoj se nuk do të jetë problem sepse disponojmë një portier shumë të mirë.

Çfarë mendoni për stadiumin Air Albania? 

Stadiumi është vërtet shumë i bukur, ju përgëzoj, ndërsa mendoj se atmosfera që do të krijohet, ne duhet ta kthejmë në favorin tonë?

Shqipëri-Republikë Çeke, sfidë e vlefshme për kualifikUeset e EURO 2024 luhet këtë të enjte në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat