FSHF kujton festën e 8 viteve më parë

Futboll

FSHF kujton festën e 8 viteve më parë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:07
Shqipëria

8 vite më parë, Shqipëria siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në finalet e një kampionati Europian pasi mundi 3-0 Armeninë

“8 vite më parë, më 11 tetor 2015, Shqipëria siguroi për herë të parë pjesëmarrjen në finalet e një kampionati Europian pasi mundi 3-0 Armeninë”.

Është ky një postim i Federatës Shqiptare të Futbollit, që kujton arritjen historike të kuqezinjve, e para dhe e vetmja deri më tani në llojin e saj, duke pritur ndeshjen me Çekinë një mundësi reale që historia të përsëritet.

Atëherë u renditëm të dytët në Grupin I, me 14 pikë, duke lënë pas vetes emra si Danimarka, Serbia e Armenia. Ndërkohë që aktualisht, në kualifikueset e “Europianit 2024”, ndodhemi në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë në pesë ndeshje të luajtura, kanë mbetur dhe tri për të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat