Kosova e kryen stërvitjen e fundit para përballjes me Andorrën

Futboll

Kosova e kryen stërvitjen e fundit para përballjes me Andorrën

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:08
Kosova

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit sonte para përballjes me Andorrën.

“Dardanët” kanë udhëtuar sot në Andorrë dhe në mbrëmje përfunduan stërvitjen e parë atje dhe të fundit para ndeshjes ndaj ekipit kombëtar të tyre.

Kosova është pothuajse pa gjasa për kualifikim tutje dhe ndeshet nesër me Andorrën në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” gjenden në vendin e parafundit në grup dhe do t’u duhej një mrekulli për ta arritur kualifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat