Galliani me deklaratë interesante

Futboll

Galliani me deklaratë interesante

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:57
Galliani

Adriano Galliani, CEO i Monza, ka folur për të ardhmen e klubit italian, i cili është raportuar se do të shitet.

Galliani theksoi se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, pasi sipas tij fëmijë e Berlusconit e respektojnë zgjedhjen dhe testamentin e babait të tyre.

Ndërsa më tej CEO i Monzas shtoi se edhe nëse do të ndodhë ajo gjë ai nuk ka për t’u larguar kurrë nga klubi italian.

“Nuk janë duke u zhvilluar negociata që Monza të shitet. Më së shumti ne jemi në kërkim të një partneri.

Fëmijët e Silvio Berlusconit respektojnë zgjedhjet e babait të tyre, madje duke pranuar të gjithë testamentin.

Pasioni im për Monzën është absolut, sigurisht që do të qëndroj në Monza me pronësinë e Fininvest e cila shpresojmë të qëndrojë sa më gjatë. Unë do të qëndroja te Monza edhe nëse do të kishte pronar tjetër, që më kërkonte të qëndroja.

Të gjithë me të cilët fola do të donin të qëndroja. Pasioni im është për “bardhekuqtë” kështu që derisa të më nxjerrin jashtë unë jam këtu dhe kur të përpiqen ta bëjnë këtë, unë do ta lidh veten me zinxhir në portë. Unë dua të qëndroj te Monza”-deklaroi Galliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat