​Klauzola miliardëshe, Reali blindon dy yjet e ekipit

Futboll

​Klauzola miliardëshe, Reali blindon dy yjet e ekipit

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 09:27
Reali

Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde thuhet se kanë nënshkruar marrëveshje të reja me Real Madridin, duke përfituar rritje të konsiderueshme të pagave.

Sipas një raporti të “COPE”, mesfushori francez ka arritur një marrëveshje për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2028. Camavinga do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës dhe klauzola e tij e lirimit do të rritet në 1 miliardë euro, duke shmangur çdo interesim të mundshëm nga klubet tjera.

Mesfushori 20-vjeçar është bërë pjesë integrale e planeve të Carlo Ancelottit dhe është paraqitur në 11 ndeshje deri më tani këtë sezon duke grumbulluar 645 minuta lojë.

Partneri i mesfushës së Camavinga, Valverde, gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në vitin 2028, një zgjatje njëvjeçare nga kontrata e tij aktuale e cila do të skadojë në vitin 2027. Uruguaiani do të ketë gjithashtu klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh, e cila nënvizon statusin e tij si titullar i padiskutueshëm në Real Madrid.

Ashtu si Camavinga, ai gjithashtu ka bërë 11 paraqitje, por ka luajtur dukshëm më shumë minuta (838) dhe ka dhënë një gol dhe tre asistime këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat