Asllani: Te Interi luaj pak, por po mësoj shumë

Futboll

Asllani: Te Interi luaj pak, por po mësoj shumë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 00:00
Asllani - majtas

Kristjan Asllani është padyshim një prej liderëve të mesfushës së Shqipërisë, teksa pas ndeshjes foli jo vetëm për triumfin ndaj Çekisë, por edhe për mundësitë e pakta te Interi.

Një ndeshje thuajse perfekte.

Të gjithë i druheshim edhe dështimit, por ju a e kishit menduar që do ta fitonit kaq bindshëm?

E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen, pasi kishim luajtur para një muaji me Çekinë dhe e njihnim mirë. E dinim që na vinin në vështirësi me fizikun, ndaj provonim të mbanim topin gjithmonë.

Pamë një pasim fantastik për Cikalleshin.

Nuk e dimë a i ndjek ndeshjet e Kombëtares tonë Simone Inzaghi?
Nuk e di. Besoj se po, por unë jam gjithmonë njësoj i lumtur, si këtu, edhe te Interi. Jam gjithmonë gati të shfrytëzoj rastet e mia në fushë.

Te Kombëtarja dukeni shumë i lirshëm, ndërsa te Interi më i ndrydhur…

Këtu luaj rregullisht dhe atje jo. Duhet të pranoj se kam përpara një mesfushor si Calhanoglu, një nga tre më të mirët në rolin e tij dhe po mësoj shumë prej tij. Megjithatë këtë sezon po punoj shumë në stërvitje dhe në shtëpi, në mënyrë që të shfrytëzoj në maksimum mundësitë e mia.

Mos ndoshta në kombëtare ju ndihmon fakti që keni edhe Ramadanin në krah?

Unë te Interi erdha për të bërë atë rol, pasi e kam bërë gjithmonë edhe te të rinjtë e Empolit. Tani po bën mirë Calhanoglu, por unë vijoj të punoj për t’u përmirësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat