Paralajmërimi i fakteve tronditëse nga Lukaku

Futboll

Paralajmërimi i fakteve tronditëse nga Lukaku

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:52
Lukaku

Tek Interi, fjalët e fundit të Romelu Lukakut nuk shkaktuan ndonjë reagim të veçantë. Le të themi se jemi në rendin e ftohtësisë me të cilën reaguan Steven Zhang dhe bashkëpunëtorët e tij në verë, kur belgu u përpoq të rilidhte fillin që vetë e kishte këputur në korrik.

“Nëse do të thoja të vërtetën për atë që ndodhi në verë, do të ishte tronditëse për të gjithë”, –  tha “Big Rom”, por nuk ka ndonjë lajm të veçantë në krahasim me atë që kishte ndodhur ditëve kur Lukaku kishte luajtur me “disa porta”, ndërsa zikaltrit punonin shumë me Chelsea për ta blerë atë përgjithmonë. Lojtari tashmë kishte klube të tjera në mendje, mbi të gjitha Juventusin.

Pra, çfarë po i referohet Lukaku? Sigurisht, duke u përpjekur të kuptojë këndvështrimin e tij, belgu nuk e treti kurrë faktin që e nisi në stol finalen e Champions League kundër Manchester City. Kundër Torinos, ndeshjen e fundit të kampionatit (Serie A) të kaluar, ai e kishte kuptuar tashmë se do të përfundonte kështu, sepse kishte luajtur 90 minuta.

Inzaghi parashikoi rotacione të mëdha për titullarët në fund të sezonit të kaluar dhe për këtë arsye “Big Rom” përfundoi në stol në finalen e Stambollit. Ai nuk e mori aspak mirë faktin se me Lautaron do të aktivizohej qysh në fillim Dzeko.

Diçka e pakuptueshme për të, i cili sapo ishte kthyer nga një fund sezoni i nivelit të lartë (14 ndeshje me 8 gola dhe 5 asiste), por gjatë gjithë sezonit kishte qenë fizikisht i pabesueshëm.

Trajneri zikaltër preferoi, për arsye fizike-tekniko-taktike, por ndoshta edhe mirënjohjeje për rrugëtimin drejt finales, të shpërblente Dzekon në formacionin titullar.

Një zgjedhje që Romelu e mori keq në bisedën me Inzaghin, pas takimit të fundit teknik në të cilin shte bërë i ditur formacioni.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, një javë para finales së Stambollit, Lukaku kërkoi fillimisht pushim shtesë në krahasim me shokët e tij të skuadrës, sepse ishte i lodhur. Pastaj disa stërvitje pa intensitetin e duhur.

“Unë mendoj se tani njerëzit po shohin se çfarë mund të bëj për ekipin. Sidoqoftë nuk mund të shikoj vetëm veten time, Interi është më i rëndësishëm se gjithçka. Personalisht dua që skuadra të fitojnë, trajneri do të marrë vendimet e tij”, – tha ai pesë ditë para finales ndaj Manchester City.

Fjalë mjalti, të cilat megjithatë fshihnin njëfarë intolerance të manifestuar tashmë në fillim të vitit 2023, kur i kërkoi Inzaghit më shumë kohë për të luajtur.

Sezoni përfundoi dhe Interi mendoi të konfirmonte Lukakun, duke e lënë Dzekon të lirë, aq sa nuk i dha menjëherë numrin 9 Marcus Thuram. Pra, e rezervoi për belgun. Ndoshta sipas “Big Rom” ky komunikim kishte mbërritur shumë vonë.

Fakt është se në shtëpinë e zikaltërve disa shenja ishin dhënë (mungesa e belgut në dasmën e një miku si Dimarco, më 24 qershor, p.sh.). Lukaku iu dërgonte drejtuesve video nga stërvitjet e tij në Turqi, por ndërkohë negocionte me Juventusin.

Më pas e telefonuan drejtues dhe shokë të ndryshëm, në radhë të parë kapiteni Lautaro, por ai nuk përgjigjej. Aty mori fund gjithçka. Tani do të jetë radha e Romelu të tregojë versionin e tij të ngjarjeve, pasi vetëm versioni i Interit nuk mjafton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat