Trajneri më i mirë i muajit

Futboll

Trajneri më i mirë i muajit

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 15:13
Postecoglu

Përveç shpalljes së “fantazistit” koreano-jugor, Heung-Min Son, skuadra e Tottenham ka marrë një tjetër çmim, përsa i përket muajit shtator, me tekniku Ange Postecoglu, që është zgjedhur si “më i miri” i muajit shtator, nga Kampionati anglez i futbollit, Premier League.

Gjatë muajit shtator, skuadra e Tottenham arriti të fitojë 3 nga 4 sfidat e mundshme, duke mos pësuar asnjë humbje.

Skuadra e Postecoglu fitoi ndaj Burnley me rezultatin 5 me 2, ndaj Sheffield United me rezultatin, 2 me 1 dhe ndaj Liverpool, po me rezultatin, 2 me 1, ndërsa arriti barazimin 2 me 2, në “Derbin e Londrës”.

Për të fituar çmimin individual, Postecoglu mposhti “rivalitetin” e Mikel Arteta, Unai Emery, Eddie Hoëe e Jurgen Klopp, duke u shpallur “trajneri më i mirë” për të dytin muajin radhazi e duke u bërë kështu tekniku i parë në historinë e Premier League, që e bën këtë gjë në vetëm 2 muajt e parë të punës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat