Milevski: Mos t’i përsërisim ato gabime 

Futboll

Milevski: Mos t’i përsërisim ato gabime 

Nga: K.G.. Më: 13 tetor 2023 Në ora: 15:21
Milevski

Kombëtarja e Maqedonisë nesër në Pragë do të ndeshet me Ukrainën, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Përzgjedhësi maqedonas, Blagoja Milevski, tha se Ukraina është një kombëtare cilësore, por se Maqedonia ka treguar disa herë në të kaluarën se mund të merret me kombëtare më cilësore.

“Përveç Gjoko Zajkovit që nuk mund të luajë, të gjithë lojtarët janë të shëndetshëm dhe të gatshëm për të luajtur. 

Ndeshja e nesërme do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo e Shkupit, sepse jemi në fazën që të jemi në vendin e dytë me po aq pikë dhe vetëm fitorja u shkon për shtat të dyja kombëtareve. 

Pres një lojë të hapur nga të dyja palët. 

Çfarë duhet të bëjë Maqedonia për të fituar?

Të jemi të fokusuar gjatë ndeshjes, të mos ndalemi pas 60-65 minutave të para siç ishte në Shkup.

E kemi analizuar disa herë atë ndeshje dhe ka pasur anomali edhe pas epërsisë nga 2:0, por shpresoj që të mos i përsërisim ato gabime”, tha Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat