Brohoritjet dhe kënga e kroatëve, çartë serbët

Futboll

Brohoritjet dhe kënga e kroatëve, çartë serbët

Nga: K.G.. Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:05
Tifozët Kroatë

Kroacia ka luajtur ndaj Turqisë në ndeshjen kualifikuese në Kampionatin Evropian në futboll.

Turqia ka triumfuar në Osijek, me rezultat 1:0 ndaj Kroacisë. 

Në disa raste në fund të pjesës së parë nga tribunat e arenës “Opus” u dëgjuan vargje të marshimit.

Një farë mediumi serb “Veçernj Novosti” llomotit duke akuzuar se kroatët kanë provokuar.

Kënga e tifozëve kroatë ka qenë: “Hap pas hapi, Ustash i ri nën flamur.

Beteja është bërë, është luftuar, flamuri Ustash po valon për lirinë dhe për shtëpinë, shtëpinë kroate”.

Nga ana tjetër ka folur selektori kroat Daliç.

“Këngë të papërshtatshme? Nuk dëgjova asgjë, nuk mund të komentoj për këtë”, tha Daliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat