Rapidi reagon për lëndimin e rëndë të Rrahmanit: Të gjithë jemi me ty Lewa

Futboll

Rapidi reagon për lëndimin e rëndë të Rrahmanit: Të gjithë jemi me ty Lewa

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:16
Albion Rrahmani

Në ndeshjen e mbrëmshme Andorrë – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, sulmuesi ynë Albion Rrahmani ka pësuar lëndim, me ç’rast menjëherë është dërguar për ekzaminime mjekësore në spitalin e qytetit në Andorra La Vella.

Rrahmani është detyruar të largohej nga fusha me barelë pas lëndimit që ka pësuar, ndërkohë që sot FFK-ja ka njoftuar se ai do të operohej.

Rapidi i Bukureshtit, skuadër në të cilën luan ylli dardan, përmes faqes zyrtare në Facebook, ka reaguar në lidhje me lëndimin e Rrahmanit.

“Të gjithë jemi me ty Lewa.

Një mbrëmje që duhej të ishte perfekte, me ndeshjen e parë si kombëtare titullar, u kthye në një mbrëmje të trishtë për Albionin. Sulmuesi ynë u largua nga fusha duke pësuar një dëmtim, ashpërsia e të cilit do të përcaktohet nga ekzaminimeve mjekësore që do të bëhen sot”, ka shkruar Rapidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat