Thellohet skandali i futbollistëve bastexhinj në Itali

Futboll

Thellohet skandali i futbollistëve bastexhinj në Itali

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:51
Zalevski

Nuk ka fund skandali në Itali me lojtarët që vendosin baste në mënyrë të paligjshme në faqe interneti pirate, edhe për skuadrat e tyre, në kundërshtim me të gjitha rregulloret.

Paparaci i njohur Fabricio Korona, pasi ka folur për Faxholi, Tonali dhe Zaniolo, sot nëpërmjet faqes së tij në internet ka zbuluar identitetin e një futbollisti të katërt.

Portali “Dillinger News” ka bërë të ditur se emri i katërt për të cilin do fillojë hetim nga policia italiane është ai i Nikola Zalevskit, futbollistit polak të Romës, i cili gjithashtu është mes atyre që frekuentojnë rregullisht faqet e paligjshme të basteve duke vendosur shuma të rëndësishme.

Ndërkohë, është bërë e ditur se së shpejti do të publikohen edhe emra të tjerë, pasi lista është shumë e gjatë dhe sigurisht, nuk përfshin vetëm futbollistë, por edhe njerëz të tjerë të njohur në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat