Xavi Simons konsiderohet si zëvendësues i Mbappes te PSG-ja

Futboll

Xavi Simons konsiderohet si zëvendësues i Mbappes te PSG-ja

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:23
Mbappe e Simons

Xavi Simons mund të jetë i vendosur për një rol vendimtar në rikthimin e tij në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm.

Holandezi do të rikthehet në “Parc des Princes” gjatë verës së ardhshme, pasi të ketë përfunduar huazimin e tij te Leipzigu.

Sipas “AS”, pozicioni i Simons në Paris mund të ndryshojë në varësi të së ardhmes së Kylian Mbappes.

Kontrata e francezit do të skadojë në fund të sezonit aktual, teksa nuk ka asnjë indikacion se ai do të rinovojë kontratën. Ai vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Nëse Mbappe largohet, Simonsit mund t’i jepet një rol më i madh në PSG, bazuar në formën e tij në Leipzig, dhe do të përfaqësonte një vazhdimësi të një politike më të ekuilibruar transferimi.

Gjithsesi, mbetet të shihet se çfarë do të sjellë afati kalimtar i verës së vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat