​Sylvinho ndryshon listën e Kombëtares para ndeshjes me Bullgarinë

Futboll

​Sylvinho ndryshon listën e Kombëtares para ndeshjes me Bullgarinë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:29
Shqipëria

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho e ka ndryshuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore me Bullgarinë.

Pas fitores së madhe 3:0 ndaj Çekisë, Shqipëria të martën i rikthehet sërish aksionit në “Air Albania”, ku e pret në shtëpi Bullgarinë.

Lista e Kombëtares tani ka pësuar ndryshime pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, ku për miqësoren me Bullgarinë është ftuar për herë të parë Marvin Çuni.

Çuni, që aktivizohet me skuadrën e Frosinones në Serie A, do t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë sot, dhe nesër e zhvillon seancën e parë stërvitore me lojtarët e tjerë të grumbulluar.

Marvin Çuni ka përfaqësuar Shqipërinë në grupmoshat U19, ku në gjashtë paraqitje ka shënuar dy gola.

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Bullgarisë luhet të martën në “Air Albania” me fillim nga ora 18:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat