Rasti për ata që kanë luajtur më pak!

Futboll

Rasti për ata që kanë luajtur më pak!

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një ditë pushim për “kuqezinjtë”, shpërblim i merituar për atë që kanë dhënë por edhe si një mundësi për të rifituar energjitë e duhura për miqësoren me Bullgarinë.

Testi i kësaj të marte vjen në momentin e duhur për Sylvinhon dhe lojtarët.

I rëndësishëm rezultati për të ruajtur frymën pozitive, por Shqipëria tanimë nuk është më skuadra e vogël që me zor pret të krenohet me një fitore në miqësore, kjo ndeshje ofron shansin për të eksperimentuar, për të provuar lojtarë të rinj dhe për tu dhënë shansin atyre që kanë luajtur më pak.Logjika të çon drejt një formacioni me shumë ndryshime, edhe pse në fund gjithçka e vendos Sylvinho, trajneri që në ndeshjet eliminatore ka ruajtur pjesën dërmuese të një 11-sheje titullare tanimë të kristalizuar, tani ka mundësinë për t’u dhënë hapësirë futbollistëve që kanë luajtur më pak.

Në sulm padyshim ai që shkelmon për të luajtur është Ernest Muci, protagonist i një sezoni të shkëlqyer me Legijan por që ka luajtur pak, e po ashtu edhe Myrto Uzuni, ndaj të cilit në dy takimet e fundit është preferuar Seferi.

Mesfusha po ashtu, pavarësisht largimit të Bares drejt Espanyol do ti nënshtrohet rotacionit me Gjasulën, por edhe Qazim Laçit ndër më të kuotuarit për ta nisur si titullarë.

Shans edhe në mbrojtje, këtë herë për Ivan Balliun, një tjetër lojtar i rëndësishëm që ka qëndruar në stol apo dhe Frederic Veselin dhe Mihajn, ndërkohë që edhe në portë Strakosha pritet të zërë vendin e Berishës.

Sfida me Bullgarinë përveçse një test i rëndësishëm për vetë futbollistët që deri më tani kanë pasur pak ose aspak minuta është një shans goxha i mirë për ngjitur hierarkitë në sytë e Sylvinhos që pas disa sfidave me rëndësi maksimale ku e ka pasur të vështirë eksperimentimin ka mundësinë për të kënaqur ambiciet e lojtarëve që kanë luajtur më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat