Interi po përgatit kontratën e re, synon ta bëjë Lautaron më të paguarin në Itali

Futboll

Interi po përgatit kontratën e re, synon ta bëjë Lautaron më të paguarin në Itali

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:49
Lautaro Martinez

Interi raportohet se po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të re Lautaro Martinezit, që do ta bënte atë më të paguarin në Serie A.

Argjentinasi aktualisht ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026, por klubi italian synon që të lidhë lojtarin me një kontratë të re dhe me kushte të përmirësuara.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi do të ishte i gatshëm t’i ofronte Martinezit një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, që do ta bënte atë të fitonte më shumë se çdo lojtar tjetër aktualisht në elitën e futbollit italian.

Shifra prej 7 milionë eurosh do të shkonte gjithashtu përtej kufirit të brendshëm të pagave të “Nerazzurrëve”, që jo-zyrtarisht vendosin që lojtarët e ekipit të parë nuk duhet të paguhen më shumë se 6 milionë euro në vit.

Bisedimet zyrtare midis Interit dhe agjentit të Martinez, Alejandro Camano, thuhet se mund të fillojnë gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, i cili bie në mes të nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat