Klauzolë e çmendur

Futboll

Klauzolë e çmendur

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:04
Perez

Arabia Saudite po bëhet gjithmonë dhe më e rrezikshme në Europë dhe klubet kryesore kanë filluar të marrin masa.

Mes këtyre është edhe Real Madrid që, për të provuar të ruhet nga sulme të mundshme, duket se ka vendosur të rinovojë kontratat e lojtarëve me kluazola të çmendura.

Klazuola që synojnë pikërisht të shuajnë interesin e madh nga Lindja e Mesme, që tundon yjet e futbollit europian me shifra marramendëse.

Në fakt, COPE ka bërë të ditur se Los Blancos duan të rinovojnë kontratat e Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga me klauzola prej rreth 1 miliard euro.

Kontrata e uruguaianit skadon në qershorin e 2027-ës dhe për këtë arsye nuk ka nxitim për të arritur marrëveshjen, por në Madrid duan të jenë të qetë.

Ndryshon çështja për francezin, kontrata e të cilit skadon në 2025-ën dhe duket se po përgatitet për një rinovim deri në 2028-ën.

Përveç klauzolës marramendëse, Real do të rrisë edhe rrogën e lojtarëve për të larguar çdo tundim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat