Pesë shqiptarë në fushë, Ukraina fiton ndaj Maqedonisë së Veriut

Futboll

Pesë shqiptarë në fushë, Ukraina fiton ndaj Maqedonisë së Veriut

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:56
Ukraina feston

Ukraina në cilësinë e vendasit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, në takimin që u zhvillua në Pragë të Republikës së Çekisë. 

Futbollistët Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Agon Elezi dhe Enis Bardhi, u paraqitën nga minuta e parë për Maqedoninë e Veriut,

Arian Ademi u paraqit nga minuta e 63-të për Maqedoninë dhe Elezi u zëvendësua në minutën e 74-të.

Në minutën e 30-të, Georgiy Sudakov dhe në atë të 90+6 Oleksandr Karavaev, kanë shënuar për fitoren e Ukrainës. 

Në minutën e 60-të, Maqedoninë e Veriut e ka shpëtuar tërthorësja.

Në fund të takimit, Ademi u ndëshkua me karton të verdhë.

Një ndeshje që u karakterizua më shumë raste, qoftë nga njëra kombëtare qoftë nga pala tjetër. 

Në Grupin C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Anglia kryeson me 13 pikë, pasojnë Ukraina me 10, Italia 7, Maqedonia e veriut 7 dhe mata me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat