​Ylli i Cityt në radarin e Bayernit

Futboll

​Ylli i Cityt në radarin e Bayernit

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:00
Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips dhe Rodrigo

Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips është njëri nga emrat që po diskutohet si opsion për tu transferuar në merkaton e janarit nga Bayern Munichu.

Phillips nuk po ka minutazhë të mirë te kampioni evropian që prej transferimit nga Leeds United, dhe një lëvizje te Bayerni mund t’i ndihmonte ta ringjallte karrierën e tij.

Bayerni do të ishte një mundësi e madhe për Phillips, dhe gazetari Christian Falk thotë se ky transferim mund të ndodh në janar.

“Sipas informatave tona, Kalvin Phillips është njëri nga kandidatët të cilët momentalisht po diskutohen te Bayerni për në dimër”, tha Falk.

Bayerni provoi të transferonte Joao Palhinhan nga Fulhami gjatë verës, por marrëveshja dështoi, dhe së fundmi gazetari i njohur, Fabrizio Romano tha se pret nga Bayerni që të rikthehet sërish për Palhinhan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat