Para debutimit

Futboll

Para debutimit

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 18:40
Julian Nagelsmann

Trajneri i ri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thënë se po ndjen përgjegjësi e presion po edhe krenari para debutimit si drejtues i kombëtares.

Gjermania e cila është e liruar nga kualifikimet e Euro 2024 meqë është vend organizator i garës, ndeshet të shtunën me SHBA-në, ndërsa pas kësaj përballje  të martën do të përballet me Meksikën.

"Është një nder i madh për mua. Gjithashtu ndiej një lloj presioni sepse dua të jem i suksesshëm me ekipin", është shprehur Nagelsmann.

"Unë kam synimin e madh që stili im të çojë në fitore. Kjo do të ishte perfekte".

Nagelsmann, i cili vetë u shkarkua nga Bayern Munich në mars te kombëtarja gjermane është pasues i Hansi Flick, i cili nuk ka lënë gjurmë suksesi te skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat