Provokohet Kosova, hungarezët të indinjuar nga brohoritjet e turpshme të serbëve 

Futboll

Provokohet Kosova, hungarezët të indinjuar nga brohoritjet e turpshme të serbëve 

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2023 Në ora: 21:03
Pamje në Budapest

Nuk kanë të ndalur provokimet e serbëve ndaj Kosovës. 

Këto provokimet janë mirë të organizuara nga kuzhina e Beogradit dhe pa fije turpi ndërsejnë tifozët e papërgjegjshëm serbë, që të brohorasin e provokojnë edhe në stadiumin në Budapest.

Hungarezët vërshëllyen serbët. 

Në Budapest po takohen Hungaria dhe Serbia, në ndeshjen e Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Tifozët brohoritën me të madhe se ‘Kosova është zemra e Serbisë” por këtë nuk e prisnin ata!

Futbollistët serbë janë pritur me fishkëllima në ‘Puskas Arena”, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tifozët serbë teksa thërrisnin “Kosova është Serbi”.

Tifozët hungarezë e pranuan këtë këngë me indinjatë”, shkruan pamfleti serb ”Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat