Njeriu që tronditi futbollin italian: Ka shumë lojtarë që vendosin baste

Futboll

Njeriu që tronditi futbollin italian: Ka shumë lojtarë që vendosin baste

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Fabrizio Corona është njeriu që po trondit futbollin italian, duke zbuluar emrat e futbollistëve që luajnë baste sportive. Nicola Fagioli, Nicolo Zanioli, Nicolo Zalewski dhe Sandro Tonali janë emrat që ka publikuar deri tani Corona dhe që të katër kanë përfunduar nën hetim nga ana e prokurorisë federale në Itali.

Megjithatë ai tha se lista është shumë më e gjatë dhe se në ditët e ardhshme do të publikohen emra të tjerë futbollistësh, teksa dha indicie edhe mbi burimin e informacionit.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë, të paktën edhe 10 të tjerë, disa prej të cilëve luajnë në kombëtare.

Ka edhe agjentë e presidentë klubesh që vendosin baste sportive. Për të mos folur më pas për Serinë B, ku numri është shumë më i madh.

Burimi im i informacionit është xhaxhai i një ish-futbollisti të Interit të Mourinhos, njeri i afërt i Balotellit”, tha Corona.

Megjithatë ai u kujdes të theksojë edhe njëherë për të gjithë publikun, se vendosja e basteve sportive nuk duhet të ngatërrohet me trukimin e ndeshjeve.

“Këta futbollistë nuk kanë trukuar ndeshje, por kanë vendosur baste.

Ata vuajnë nga ludopatia, një fenomen social shumë i njohur në botë dhe nuk duhet t’i ngatërrojmë me trukim ndeshjesh.

E kanë nisur me poket e blackjack, por kanë vendosur edhe baste sportive”, tha Corona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat