Ederson kritikon federatën

Futboll

Ederson kritikon federatën

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 13:10
Ederson

Selecao’ ndodhet në Montevideo, duke u përgatitur për përballjen e së mërkurës me Uruguajin, por pluhuri nga barazimi 1-1 në duelin me Venezuelën ende nuk është qetësuar. 

Nuk është vetëm rezultati që po bën bujë, por edhe çmimi i biletave (38 euro më e lira) për të hyrë në “Arena Pantanal” në Cuiabá. 

Duke nisur nga turi i 3-të i kualifikimeve, portieri Ederson nuk hesht përballë asaj që e konsideron si një padrejtësi.

“Stadiumi nuk ishte plotësisht i mbushur, diçka krejtësisht e kuptueshme, duke pasur parasysh vlerën e biletave. Është absurde që ato janë kaq të shtrenjta.

Kjo duhet ndryshuar. Një biletë që kushton pothuajse pagën minimale të një braziliani në javë, është diçka që duhet të rimendohet nga CBF“,- thotë portieri i Manchester Cityt.

Trajneri Fernando Diniz, nga ana tjetër, do të duhet të bëjë të paktën një ndryshim në lidhje me përballjen me Venezuelën, për shkak të dëmtimit të Danilos në kofshën e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat