Një shqiptar në mesin e kroatëve kur paralajmëruan shkatërrimin e ish Jugosllavisë

Futboll

Një shqiptar në mesin e kroatëve kur paralajmëruan shkatërrimin e ish Jugosllavisë

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:01
Në mesin e kroatëve Shala më 17 tetor të vitit 1990

Më 17 tetor të vitit 1990, para 33 viteve, thuajse Beogradi dridhej e nuk kishte se çfarë të bënte dhe vetëm po shikonte, në stadiumin në Maksimir të Zagrebit, zbarkon kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në futboll. 

Ende pa u shemb apo vdekur Jugosllavia artificiale, kombëtarja e Kroacisë u tubua dhe ka zhvilluar ndeshjen e parë revyale me Shtetet të Bashkuara të Amerikës.

Mbi 30 mijë shikues në Maksimir, Kroacia e fitoi ndeshjen me rezultat 2:1.

Një shqiptar në mesin e kroatëve kur paralajmëruan shkatërrimin e ish Jugosllavisë.

E kush tjetër, pos legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala.

Shala ka startuar nga minuta e parë, jo edhe gjithkush ka guxuar t’i bashkohet kombëtares kroate më 17 tetor të vitit 1990. 

“17.10.1990, nuk ishte lehtë të thuash po!

Krajnçar, Ladiq, Cvetkoviq, Person, Kasallo, Mlinariq, Vuliq, Shala, Celiç, Drazhiq dhe Asanoviq”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat